Osmani takon shefin e NATO-s në Budapest

Osmani takon shefin e NATO-s në Budapest

Presidentja Vjosa Osmani gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest e ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

E para e shtetit e ka publikuar një foto nga takimi me të parin e NATO-s, derisa ka bërë të ditur shkurtimisht edhe temat e diskutimit.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Share This