Osmani takon Hillary Clinton në Itali: Kosova krah aleatëve të saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë i ka pasur dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtjesore në Itali në “Global Women Leaders Summit”.
Ajo ka takuar ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton e ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera nga mbarë bota.
“Bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues, ishin të mbushura me diskutime përmbajtjesore në Itali”, ka thënë Osmani, raporton rtk.
Osmani tha se Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë.