Osmani takon Begajn, koordinojnë qëndrimet për të ardhmen euroatlantike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.
Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se gjatë qëndrimit me Begajn kanë koordinuar qëndrimet e dy shteteve për të ardhmen euroatlantike.
“Sot në Tivat, me presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.