Osmani takohet me Schoofin, flasin për forcimin e partneritetit Kosovë-Holandë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar dje kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof.
Ajo tha se me të pati diskutim përmbajtësor për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së shtetit tonë drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare.