Osmani takohet me Erdoganin: Kënaqësi ta takoj presidentin e shtetit mik e aleat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Osmani ka thënë se është kënaqësi takimi me presidentin e shtetit mik e aleat të Kosovës.
“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, thuhet në postimin e saj.
Përpos me Erdoganin, Osmani u takua edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe dhe shumë personalitete tjera.