Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier, temë edhe data e zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Bëhet e ditur se në takim Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm”, thuhet në njoftimin zyrës për informim të Presidencës.
Gjithashtu bëhet e ditur se thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm, raporton rtk.