
Osmani përshëndet kontigjentin e FSK-së që do të trajnohet në ShBA
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani në videon e publikuar shihet duke u përshëndetur me disa prej 152 ushtarëve që do të ndjekin programin e trajnimit.
“Sot në mëngjes, me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center)”, ka shkruar ajo, raporton rtk.