Osmani për mërgatën në Gjenevë: Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë

Osmani për mërgatën në Gjenevë: Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar diasporën e Kosovës për pritjen që i bënë në Gjenevë të Zvicrës.

Në një postim në “Facebook”, ajo ka shpërndarë fotografi nga takimi i djeshëm që pati me ta.

“Mbrëmë me mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Gjenevë. Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që e mbani gjithmonë gjallë për vendlindjen!, ka  shkruar Osmani në mbishkrimin e fotografive.

Ajo në tubimin e djeshëm, ka thënë para mërgimtarëve se forca më e madhe është mbështetja për njëri-tjetrin.

Diaspora ka organizuar aktivitete artistike dhe kulturore për nder të saj.

Share This