Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh

Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në takim me presidentin hungarez, Tamas Sulyok, diskutuan thellimin e partneritetit në mes të dyja shteteve.

Osmani tha se potenciali për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit Kosovë-Hungari është i madh dhe sipas saj, Kosova mbetet e përkushtuar për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet dypalëshe.

“Në takim, i shpreha Presidentit Sulyok mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e dhënë studentëve të Kosovës ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shkroi Osmani.

E para e shtetit e ka nisur sot vizitën zyrtare në Hungari, ku u prit me nderime ushtarake në Budapest.

Share This