Osmani: Para dialogut duhet të hiqen masat, BE-ja po e dëmton kredibilitetin e saj

Osmani: Para dialogut duhet të hiqen masat, BE-ja po e dëmton kredibilitetin e saj

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar heqjen e masave nga Bashkimi Europian, duke thënë se këtë kërkesë e ka parashtruar edhe mbrëmë në një darkë ku ishin liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

“Më parë duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.

“Këtë e kam kërkuar edhe mbrëmë gjatë darkës së organizuar nga ana e BE-së, dhe do ta kërkoj edhe sot, sepse kjo do t’i jepte kredibilitet dialogut”.

“Kosova, e cila është e linjëzuar 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në, akoma është nën masa të padrejta përkundër faktit që edhe vetë BE-ja ka konstatuar se i ka plotësuar të gjitha”.

“Për fat të keq, për disa arsyetime politike të disa shteteve anëtare  ato janë akoma në fuqi, duke dëmtuar kështu rrugën europiane të Kosovës, duke dëmtuar interesat e qytetarëve tonë pa dallim dhe po ashtu duke e dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e BE-së. Megjithatë, jemi këtu për të ngritur zërin për Kosovën europiane që nuk shikon rrugë tjetër pos BE-së me shpresën që do të rritet mirëkuptimi mes shteteve anëtare dhe të hiqen pengesat e fundit”, ka thënë Osmani para gazetarëve në Tiranë.

Share This