Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve

Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve

Presidentja Vjosa Osmani në një takim me delegacionin amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka theksuar rëndësinë e foricimit të raporteve ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe të zhvillimit ekonomik.

“Në Dayton, pata nderin të takoj Delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Michael Turner, udhëheqës i Delegacionit të ShBA-ve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në takim, së bashku me kongresistët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson, biseduam për mënyrat konkrete për ta thelluar më tej bashkëpunimin me aleatin kryesor të popullit të Kosovës, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik. Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi ajo në ‘Facebook”, raporton rtk.

Share This