Osmani në Budapest: Kosova e gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Osmani në Budapest: Kosova e gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim zyrtar në Budapest me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.

Në këtë takim, u diskutua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në funksion të përfitimeve konkrete për qytetarët e të dyja vendeve.

Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të çelur kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë, duke theksuar njëkohësisht ruajtjen e raporteve historike dhe fuqizimin e lidhjeve mes popujve kosovar dhe hungarez.

Share This