Osmani mirëpret këngëtaren shqiptare Bebe Rexha: Krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës

Osmani mirëpret këngëtaren shqiptare Bebe Rexha: Krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mirëpret këngëtaren e njohur shqiptare, Bebe Rexha.

Osmani tha se Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja.

“Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!

Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë”, shkruan Osmani.

Share This