
Osmani me deputetët e CDU-së: Bashkëpunimi me Gjermaninë një nga prioritetet
Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, takoi deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.
“Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka thënë se me deputetët e CDU-së diskutuan rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.