Osmani kujton Masakrën e Belegut: Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre

Osmani kujton Masakrën e Belegut: Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrën e Belegut të Deçanit, në 26-vjetorin e saj, ku u vranë 46 shqiptarë.

Ajo e ka vlerësuar këtë masakër si një prej më të rëndave që u krye nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës.

E para e shtetit ka thënë se edhe pas kaq vitesh fati i disa banorëve të zhdukur me dhunë nuk është zbardhur, prandaj sipas presidentes “plagët mbeten të hapura për familjet dhe për gjithë Kosovën”.

“Një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë dhe më pas ekzekutuan e masakruan 46 shqiptarë. Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilat në vitin 1999 nisën një ofansivë të egër ndaj popullatës civile. Edhe sot, pas kaq vitesh, fati i disa banorëve të zhdukur me dhunë nuk është zbardhur, ndaj plagët mbeten të hapura për familjet dhe për gjithë Kosovën. Drejtësia mbetet borxh ndaj tyre dhe ndaj historisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Share This