Osmani: Kosova solidarizohet me Tajlandën dhe Mianmarin pas tërmetit shkatërrues

Osmani: Kosova solidarizohet me Tajlandën dhe Mianmarin pas tërmetit shkatërrues

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit, pas tërmetit shkatërrues që ka goditur këto dy vende.

Osmani ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia.

“Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit shkatërrues që goditi të dy vendet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë’’, ka shkruar ajo.

Share This