Osmani: IPK garanci për institucionet dhe shtetin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni.
Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Presidenca bën të ditur se presidentja Osmani ka theksuar se çdo ditë, inspektorët policor me përgjegjësi, guxim dhe integritet i shërbejnë shtetit.
“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme. Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, ka thënë tutje presidentja Osmani.