Osmani: FSK shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës

Osmani: FSK shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës

Presidentja Vjosa Osmani në prag të ndërrimit të viteve ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook e ka vlerësuar FSK-në si shembull të guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave shtetërore.

“Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë. Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar tutje e para e shtetit.

Share This