Osmani: Edhe këtë vit do të vazhdojmë punën për një ardhme më të mirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video ku ka përmbledhur dhe veçuar takimet me qytetarë. Ajo ka thënë se këtë vit do të vazhdojë punën për një ardhme më të mirë.
“Përgjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit ishin takimet me qytetarë. Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.