
Osmani dhe Kurti, shteti i Kosovës është një rrugëtim i gjatë
Në sheshin “George Bush” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e festimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thanë se Kosova e sotme është një rrugëtim i gjatë i përpjekjes së popullit të saj për liri dhe pavarësi.
Presidentja, Osmani ka thënë se në themelet e qëndron një rrugëtim i gjatë. Ajo ka përmendur se dy figurat kyçe të lirisë së Kosovës janë ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugovën dhe Komandantin Legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Po ashtu ajo përmendi se meritorët për lirinë dhe pavarësinë e vendit, janë heronjtë, dëshmorët, martirët që ranë për lirinë e Kosovës, si dhe luftëtarët e UÇK-së. E para e vendit ka falënderuar edhe aleatët e Kosovës që dhanë përkrahjeje që sot ne të jetojmë të lirë.
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se historia e Kosovës është rrugëtim të gjatë. Ai përmendi të kaluarën që solli ditën e 17 shkurtit. Sipas tij, Republikës së Kosovë është historia më e gjatë e një përpjekje. Ai tha se Kosova është falë heronjve, dëshmorëve, martirëve që ranë për lirinë e Kosovës, si dhe luftëtarëve të UÇK-së.
“Republika e Kosovës është rezultat nga kryengritjet e viti 1990, deri tek heroi Afrim Bunjaku”, tha Kurti. Ai përmendi ish-krerët e atëhershëm të shtetit të viti 2008, Fatmir Sejdiun, Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin, raporton rtk.