Osmani dhe homologu estonez flasin partneritetin mes dy vendeve

Osmani dhe homologu estonez flasin partneritetin mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Me presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Share This