Osmani anulon vizitën në Brunei shkaku i zhvillimeve të sigurisë në vend

Osmani anulon vizitën në Brunei shkaku i zhvillimeve të sigurisë në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës, ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani ishte paraparë të udhëtonte sot në mëngjes për Brunei,

“Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot,  Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët” thuhet në njoftimin e zyrës për informim e Presidencës.

Gjithashtu thuhet se ky vendim u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës në zhvillim të sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Share This