Osmani: Agim Ramadani dha gjithçka për lirinë e Kosovës

Osmani: Agim Ramadani dha gjithçka për lirinë e Kosovës

Në përvjetorin e 26-të të rënies së heroit Agim Ramadani, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nderoi kujtimin e një krijuesi dhe luftëtari të paepur, i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës.

Ajo ka theksuar se Agimi nuk ishte vetëm poet, por një simbol i sakrificës, angazhimit dhe guximit të papërkulur.

“Si poet dhe luftëtar, ai na la një trashëgimi të paharruar, duke i dhënë zë luftës për liri dhe dinjitet. Agim Ramadani na la një trashëgimi të paharruar. Si poet dhe luftëtar, ai i dha zë luftës për liri dhe dinjitet. Veprat e tij do të mbeten një dëshmi e forcës që lindi nga bashkëdyzimi i shpirtit artistik me atë luftarak dhe lufta për një të ardhme më të mirë. Përherë i paharruar, Agim Ramadani, ti ishe dhe do të mbetesh hero i kombit tonë”, ka shkruar presidentja.

Share This