Osimhen, prioritet i gjigantit italian
Sulmuesin nigerian Victor Osimhen duket së sërish do ta shohim në Serie A.
As-i nigerian, i cili po luan tek Galatsaray në formë huazimi nga Napoli, sipas medieve italiane, është prioritet i Juventusit, raporton RTKLive.com.
Drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ tashmë janë duke menduar për zëvendësuesin e Vlahovic, i cili më gjasë në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Torino.
Osimhen thuhet se është në krye të listës së Juvës. Nigeriani gjatë verës që lamë pas iu bashkua Galatsarayt në formë huazimi nga Napoli.
Por, siç raportohet, lojtari do të rikthehet në Itali, por kësaj radhë te Juventusi jo të Napoli.