Osimhen, nga debati me Garcian te precedentët me Spallettin
Debati Osimhen-Garcia përfundoi me sulmuesin nigerian që i kërkoi falje trajnerit dhe shokëve të tij dhe çështja u zgjidh menjëherë.
Mirëpo, afera solli në mendje episode të tjera të ngjashme, të cilat e kishin përfshirë atë edhe gjatë drejtimit të Luciano Spallettit.
Më e fundit ndodhi në Napoli-Inter, 21 majin e kaluar, me kampionatin tashmë të fituar: Osimhen reagoi ashpër për zëvendësimin dhe la fushën duke hedhur në tokë maskën e tij mbrojtëse.
Një tjetër ballë për ballë e ashpër, me kamera të fikur, daton në verën e vitit 2022.
Në ditën e parë të kampit stërvitor në Castel di Sangro, sulmuesi u dërgua në dhomat e zhveshjes nga trajneri pasi kishte protestuar tepër pas rasti të humbur në ndeshjen stërvitore: “Shko dhe bëj dush, flet shumë”, kishte thënë Spalletti. Ata që e dinë thonë se ajo përballje kishte rezultuar vendimtare në çimentimin e marrëdhënies mes të dyve, kushedi nëse e njëjta gjë mund të ndodhte edhe me Rudi Garcia…