Osimhen-Napoli, këto janë zhvillimet e fundit
Victor Osimhen udhëhoqi Napolin drejt fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe agjenti i tij Roberto Calenda është gati për një tjetër takim me klubin pas një tjetër suksesi evropian.
Sulmuesi 24-vjeçar nigerian u emërua Futbollisti Afrikan i Vitit të hënën në një ceremoni në Marrakech në Marok dhe u rikthye menjëherë në aksion për klubin e tij, duke luajtur 69 minuta në ndeshjen e tyre vendimtare në Ligën e Kampionëve me Bragan, raporton KosovaPress.
Osimhen e çoi Napolin në raundin e 1/16-ës së Ligës së Kampionëve me golin e tij në minutën e 33-të, i shtati i tij i sezonit në të gjitha garat. Kontrata e tij me klubin skadon në 18 muaj, por Aurelio De Laurentiis kohët e fundit deklaroi se një marrëveshje e re ishte arritur pothuajse plotësisht.
Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, agjenti i Osimhen, Roberto Calenda ishte në tribunat e stadiumit “Diego Armando Maradona” për të parë fitoren e Napolit ndaj Bragas dhe ai tani pritet të takohet me De Laurentiis.
Takimi mund të jetë hapi kyç përpara për rinovimin e kontratës së sulmuesit nigerian, i cili ende nuk është finalizuar pavarësisht pretendimeve të presidentit të Napolit në fillim të këtij muaji se palët ishin në ‘fazën e nënshkrimit’.
Osimhen mund të ketë interes në afatin kalimtar të janarit nëse rinovimi i kontratës së tij nuk finalizohet para muajit të ardhshëm, duke qenë qendërsulmuesi më emocionues i disponueshëm në tregun e transferimeve aktualisht.