Orteku Bayern, 7 gola në 25 minuta

Orteku Bayern, 7 gola në 25 minuta

Mesazh shumë i qartë për Dortmundin një javë para Klassiker në Bundesligë: Bayern është serioz.

Në Mynih, skuadra e Tuchel mposhti Darmstadtin me rezultat 8-0 pas një ndeshje të çmendur dhe të dyanshme.

Në fakt, sfida ishte menjëherë e gjallë: në minutën e 4-të Kimmich humbi topin dhe rrëzoi Mehlem. Një e kuqe direkte dramatike jo vetëm sepse i la bavarezët me dhjetë lojtarë, por sepse do të pengojë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të bavarezëve të luajë kundër verdhezinjve.

Megjithatë, do të vijnë edhe dy përjashtime: Gjasula dhe Maglica i lënë miqtë me nëntë lojtarë para pushimit, kështu skuadra e Tuchel ka epërsinë numerike.

Bavarezët u përpoqën menjëherë ta shfrytëzonin dhe, pasi goli i Sané u anulua për pozicion jashtë loje, ata shpërthyen në pjesën e dytë me tripletën e Kane (51′, 69′ dhe 88′) dhe dopietën e Sane(56′ e 64′) dhe nga Musiala (60′ e 76′), përveç vulës nga Müller (71′). Bajerni i vetëm në krye duke pritur Dortmundin dhe Leverkusenin.

Share This