Orges Shehi, zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit
Është zyrtare: Orges Shehi, trajneri i ri i Partizanit.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i kuq me një postim në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar trajnerin që dikur ka mbrojtur portën e të kuqve dhe së fundmi ka drejtuar rivalët e përjetshëm të tyre, Tiranën, duke fituar dhe titullin kampion para dy sezonesh.
Ditën e nesërme, e mërkurë, në ambjentet e “Arena e Demave” do të bëhet dhe prezantimi i trajnerit të ri, i cili do të marrë vendin e Arbër Abilaliajt, ndërsa ky i fundit do të rikthehet të jetë vetëm drejtor sportiv.