Orges Arifi shpallet nënkampion i Evropës në karate
Karateisti prishtinas Orges Arifi është shpallur nënkampion i evropianit të 59-të të karatesë që po mbahet në Zarë të Kroacisë.
Arifi ka garuar nën flamurin Kuq e Zi, në kategorinë deri 60 kilogramë, ku në finale pësoi nga kampioni i botës në fuqi Kristos Ksenos nga Greqia.
Ndërsa karateistet nga Kosova Fortesa Orana pësoi humbje për medaljen e bronztë në kategorinë mbi 68 kilogramë.
Vlera Qerimi u mposht në kategorinë deri në 68 kilogramë, duke përfunduar kështu në vendet e pesta. Shqipëria në kampionat merr pjesë me pesë karateistë. Evropiani i karatesë, në të cilin marrin pjesë 51 shtete, përfundon garat më 12 maj. /KP/