
Orges Arifi, nënkampion Evrope në karate
Orges Arifi në karate në peshën deri në 60 kilogram ka përsëritur të njëjtin sukses të vitit të kaluar. Pra është përsëri nënkampion Evrope, teksa në finale nuk ka mundur të kalojë karateistin rus nën siglën e Federatës Evropiane të Karatesë, Akmedov.
Në një rezultat minimal 2-1, Arifi është mjaftuar me medaljen e argjendtë. Më parë kishte bërë pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa ka mundur njëri pas tjetrit kundërshtarët nga Mali i Zi, Çekia, Spanja dhe Bosnje-Hercegovina.
E megjithatë, përtej mungesës së medaljes së artë, sërisht është sukses që karateja shqiptare del me medalje nga Kampionati Europian.
Mbi të gjitha për Orges Arifin, që për të dytin vit radhazi është Nënkampion Evrope, kjo në kumite, ose dyluftim.