Opozita e lëshon sallën pasi pushteti nuk përkrahi tërheqjen e tri projektligjeve dhe diskutimin për arratisjet e fundit
Partitë opozitare e kanë lëshuar sallën pasi pozita nuk mbështeti dy propozime të PDK’së.
Bëhet fjalë për tërheqjen nga rendi i ditë së tri projektligjeve dhe propozimin për trajtimin e arratisjeve të Enver Sekiraqës, Faton Hajrizit dhe Marko Roshiqit.
Propozimin për çështjen e arratisjeve e ka prezantuar deputetja Blerta Deliu Kodra.
“Nuk mund të jemi indiferentë që brenda tre muajve janë arratisur tre persona që kanë qenë të dënuar për vrasje. I dënuari i fundit që është arratisur ishte Marko Roshiq, i cili ishte një nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq”, tha Deliu- Kodra.
“Propozoj që si pikë e parë të rendit të ditës të trajtohet arratisja e tre personave të dënuar për vrasje”, tha ajo.
Kundër këtij propozimi kanë votuar 53 deputetë, pro 26 dhe 2 kanë abstenuar.