Operacioni në Gaza, BE do të rishikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

Operacioni në Gaza, BE do të rishikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

Bashkimi Evropian do të rishikojë Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin, njoftoi shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Kalas.

Agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar Ministrin e Jashtëm holandez Caspar Feldab, raportoi se Kallas vendosi të urdhërojë rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit Euro-Mesdhetar midis Komuniteteve Evropiane dhe Shtetit të Izraelit.

Masat e BE-së ndaj Izraelit vijnë pasi ky i fundit nisi një operacion intensiv ushatarak në Gaza që shumë e kanë quajtur një pushtim territoresh nga vendi hebre.

OKB ngre alarmin për ndihmat humanitare dhe kërkon që Izraeli të lejojë më shumë ndihma në territorin e Gazës, në të kundërt në 48 orët e ardhshme 14 mijë foshnja rrezikojnë jetën.

Vetë Kalas e konfirmoi këtë vendim, duke komentuar se është “i kthyeshëm” dhe varet nga “progresi” që arrihet.

“Varet nga Izraeli të lejojë ndihmën humanitare”, tha ai, sipas Reuters.

Disa orë më parë, ishte Britania ajo që i kishte hapur rrugën pezullimit të negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë që po shqyrtojnë të dy vendet, siç njoftoi Ministri i Jashtëm David Lamy.

Siç theksoi ai, “kërcënimi i urisë varet mbi qindra mijëra civilë” në Gaza, gjë që ai e quan “të neveritshme”.

Sekretari i Jashtëm Britanik i bëri thirrje Benjamin Netanyahut që “t’i japë fund kësaj tani” dhe njoftoi se Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar negociatat me qeverinë izraelite mbi marrëveshjen e re të tregtisë së lirë.

Sipas tij, siç raportohet nga SkyNeës, ambasadori izraelit është thirrur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “për të përcjellë këtë mesazh”.

Nga ana tjetër Izraeli thotë se sanksionet janë “të pajustifikuara”

Ministria e Jashtme izraelite e përshkroi si të pajustifikuar vendimin e Britanisë për të pezulluar bisedimet mbi një marrëveshje të re tregtare midis dy shteteve, në një kohë kur Gaza është rrafshuar me tokë dhe popullsia palestineze kërcënohet nga uria.

“Edhe para njoftimit të sotëm, negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë nuk kishin përparuar fare nga qeveria aktuale e Mbretërisë së Bashkuar”, tha Ministria e Jashtme izraelite në një deklaratë.

Ministria i quajti sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar “të pajustifikuara dhe për të ardhur keq”. /rtsh/

Share This