Opera “Goca e Kaçanikut” shfaqet në Tiranë
Në kuadër të ‘Javës Kulturore Ndërkombëtare’ dhe bashkëpunimeve kulturore të vazhdueshme midis Shqipërisë dhe Kosovës, Opera e Kosovës sjell në TKOBAP premierën e saj historike, ‘Goca e Kaçanikut’, operën shqiptare të kompozuar nga maestro Rauf Dhomi.
Një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi.
Ky produksion vjen si një homazh për festën e Flamurit, nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës dhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani.