Onana thotë se e ka kaluar vështirësinë te United
Portieri Andre Onana ka rrëfyer se ka kaluar periudhë të vështirë në fillimin e tij te Manchester United, por ka thënë se tani ndjehet më mirë dhe është i gatshëm për sfidat e reja.
Onana u bashkua me klubin anglez nga Interi në korrik të vitit të kaluar për një marrëveshje prej 47.2 milionë funtesh. Edhe pse ai pati gabime të kushtueshme gjatë sezonit të tij në Champions League me United, performanca e tij ka shfaqur përmirësime të dukshme. Ai ka shprehur besimin e tij në të ardhmen e klubit dhe të karrierës së tij në futboll.
“Më duheshin gjashtë apo shtatë muaj që të ndihesha mirë. Ishte një periudhë e vështirë për mua, duke qenë në një vend të ri. Por tani ndjehem mirë”, ka thënë ai.
“Unë mendoj se gjithçka është pas meje. Tani duhet të ecim përpara dhe mendoj se do të vijë një kohë e mrekullueshme”.