Onana me gafa në portë, United po mendon për një tjetër “gardian”

Onana me gafa në portë, United po mendon për një tjetër “gardian”

Manchester United ka transferuar Andre Onana këtë merkato nga Interi.

Por portieri kamerunas nuk ka bindur në ndeshjet e para duke bërë disa gabime.

Kjo ka bërë që United të kërkojë transferimin e një tjetër portieri cilësor për ta shtuar konkurrencën mes shtyllave. Portieri grek Odysseas Vlachodimos është bërë objektiv i “Djajve të Kuq”.

Gjiganti anglez ka kontaktuar Benficën dhe ka pyetur për çmimin që kërkojnë për lojtarin grek. 29-vjeçari është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe për tu transferuar në Old Traford.

Megjithatë, United do të bëj hapa para vetëm nëse largohet portieri anglez Dean Henderson, derisa Benfica do ta lejonte grekun të largohet nëse vije një ofertë rreth 25 milionë euro.

Share This