Olympiacosi thyen Fenerbahcen, “nuk ka krisma” në Plzen-Fiorentina
Olympiacosi feston në çerekfinalen e parë të Conference League përballë Fenerbahces.
Skuadra nga Pireu mposhti 3-2 ekipin nga Stambolli, ndërkohë që asnjë gol nuk prodhoi dueli në Çeki mes Viktoria Plzenit dhe Fiorentinës.
Grekët e nisën mjaft mirë takimin, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golave të Fortounis dhe Jovetic, me kapitenin që shkëlqeu me gol dhe asist.
Vendasit shënuan edhe të tretin me Chiquinhon në të 57’, por turqit reaguan dhe arritën të realizonin dy gola me peshë, që mban Fenerbahcen në garë për kualifikimin në gjysmëfinale.
Tadic rindezi shpresat falë një penalltie të ekzekutuar saktë, ndërkohë që pas gjashtë minutave shënoi edhe Kahveci.
Duelet e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme (18 prill), që si gjithmonë vijnë live në SuperSport.