Olta dhe Xhuli “ndezin” rrjetin, bëjnë ‘twerk’ në ‘Dancing With The Stars Albania’
Juliana Nura sivjet po cilësohet si një nga konkurrentet më të suksesshme në formatin ‘Dancing With The Stars Albania’.
Ajo ka kërcyer mbrëmjen e së premtes një vallëzim të stilit ‘Cha cha cha’, krahas partnerit të saj, balerinit Dion Gjinika, transmeton lajmi.
Por pasi përfundoi performancën e saj, kryetari i jurisë Ilri Shaqiri pati pak kritika për pjesën e belit dhe të lëvizshmërisë.
E teksa po jepte komentin e tij, anëtarja tjetër e jurisë aktorja Olta Gixharu, u ngrit nga karrigia e saj duke bërë “twerk” para Ilirit.
Por ky i fundit nuk ia hodhi sytë dhe u kthye nga Olta tek pasi ajo e përfundoi këtë shfaqje dhe u ul prapë në karrige.
E shembullin e aktores e ka ndjekur edhe vet Juliana, e cila për t’ia dëshmuar elokuencën e saj u ul edhe ajo deri në këmbë dhe ngriti të pasmet para jurisë.
Në fund të mbrëmjes, Juliana rezultoi e treta më e votuara nga juria, teksa i eliminuari i mbrëmje ishte gazetari Ronaldo Sharka.