Olta dhe Luizi shihen duke hyrë në një prej hoteleve të Prishtinës
Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, dy prej banorëve më rival në Big Brother Albania janë parë sot rrugëve të Prishtinës.
Sot ishte një ndër ato ditë të rralla, në qendër të Prishtinës hasem në Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, dy yjet që kishin rivalitet maksimal në Big Brother Vip Albania, sot u panë duke hyrë në një prej hoteleve të Prishtinës.
Arsyeja e vizitës së tyre me sa duket është premiera e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ që do të shfaqet sonte në Prishtinë, ku protagonistët kryesorë janë po këta dy.
Të gjithë sytë e publikut janë të fiksuar te projekti kinematografik që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli po realizojnë së fundmi.
Pas mbylljes së “Big Brother”, dy aktorët kryesorë vendosën të punojnë së bashku për të krijuar një vepër dramë-romancë, shkruan telegrafi.
Filmi ‘Në kuadër të dashurisë’ është një nga temat më të komentuara të momentit, ku të gjithë ndjekësit janë të entuziazmuar të shikojnë personazhet e tyre të preferuar në aktrim. Kemi parë dhe disa momente nga ‘backstage’, dhe pak nga dy protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, të cilët në një moment janë puthur, gjë që nuk e shohim shpesh tek prodhimet shqiptare të kinematografisë.
Siç duket, ata natën do ta kalojnë në Prishtinë, në Derand Hotel bashkë me kolege të tjerë të tyre Salsano Rrapi, Deamishell Hoxha dhe Besmir Bitraku, të cilët poashtu i pamë sot pranë Derand Hotel.