Olmo thotë se më shumë ka rëndësi titulli i Spanjës se sa `Këpuca e Artë`

Olmo thotë se më shumë ka rëndësi titulli i Spanjës se sa `Këpuca e Artë`

Futbollisti spanjoll Dani Olmo ka deklaruar se ai i jep përparësi suksesit të ekipit, pavarësisht gjetjes së tij në garë për “Këpucën e Artë” të Euro 2024.

Olmo, i cili ka shënuar tre gola në turne, është në konkurrencë të ngushtë me sulmuesin anglez Harry Kane, i cili gjithashtu ka tre gola të shënuar.

Në prag të finales kundër Anglisë në Berlin, Olmo ka theksuar se trofeu i ekipit është shumë më i rëndësishëm se çdo arritje personale.

“Është një motivim shtesë, nëse ka edhe vend për këtë, por për sa kohë që fitojmë, nuk më intereson nëse shënoj unë apo nëse shënon Unai Simon (portieri i Spanjës v.j.)”, ka thënë Olmo. “Nuk më intereson fare, e rëndësishme është ta fitojmë ndeshjen.”

Share This