Oklahoma surprizon në Indianapolis, barazohet seria e finaleve në NBA

Oklahoma surprizon në Indianapolis, barazohet seria e finaleve në NBA

Ndeshja e 4-t e finaleve të NBA-së shkon për Oklahoma City Thunder, të cilët duke mposhtur Pacers 111-104 në Indianapolis, rifitojnë avantazhin e faktorit fushë dhe barazojnë serinë, që tani shkon në 2-2.

Perioda e fundit (31-17) dhe 35 pikët e shënuara nga MVP i sezonit të rregullt Shai Gilgeous-Alexander ishin vendimtare për fituesit e Konferencës Perëndimore. 20 pikët e Siakam për kampionët e Lindjes ishin të padobishme për të evituar humbjen.

Share This