Oklahoma rikthen ekuilibrin ndaj Denverit, zhgënjen sërish Clevelandin që rrezikon eliminimin

Oklahoma rikthen ekuilibrin ndaj Denverit, zhgënjen sërish Clevelandin që rrezikon eliminimin

Skuadra e Clevelandit, që e mbylli sezonin e rregullt si skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, është pranë eliminimit.

Ajo u mund me rezultat 129-109 nga Indiana, që udhëheq 3-1 serinë. Një ndeshje me rivalitet, por vendasit u shkëputën në fundin e takimit. Shtatë lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën më të fortë, duke qenë një fitore larg finaleve.

Barazohet në 2-2 seria e gjysmëfinaleve mes Denver dhe Oklahoma në Konferencën e Perëndimit. Oklahoma fitoi me rezultat 92-87 jashtë fushe, duke rikuperuar disavantazhin e dy ndeshjeve të para. Një përballje mjaft e fortë dhe e ekuilibruar, me mbrojtjet që bënë diferencën. Alexander Shai me 25 pikë ishte më i miri për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e 13 rebound për Denverin.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana         109-129 (1-3)

Boston – New York                       (1-2)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver                  92-87 (2-2)

Minnesota – Golden State                   (2-1)

Share This