Oklahoma humbet por mbron vendin e parë në Perëndim, triumfojnë Chicago e Indiana
Oklahoma u mund me rezultat 120-104 në fushën e Detroitit, por gjithsesi ruan vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Duren me 22 pikë e 21 asistime, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Shai për miqtë. Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi me shifrat 104-96 Portlandin, ndeshje ku u dallua DeRozan me 20 pikë.
Fitore në sekondat e fundit për ekipin e Atlanta, që falë 30 pikë e 12 rebound të Trae Young, mundi me rezultat 126-125 Toronto.
Fiton edhe skuadra e Indiana, që mundi me rezultat 116-110 Memphisin. Mathurin me 24 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Ekipi i Orlandos, falë një loje të mirë kolektive (realizuan 11 lojtarë) mundi me rezultat 113-98 Phoenix (Booker 44 pikë).
Rezultatet
Detroit – Oklahoma 120-104
Indiana – Memphis 116-110
Orlando – Phoenix 113-98
Atlanta – Toronto 126-125
Portland – Chicago 96-104