Oklahoma fiton duelin e kreut me Minnesota në Perëndim, triumfojnë Milwaukee e Philadelphia
Oklahoma fitoi 102-97 në fushën e Minnesota, në përballjen mes dy skuadrave që komandojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Alexander Shai, autor i 33 pikëve, ndërkohë që për vendasit mungoi lojtari lider. Gjithsesi, Minnesota ruan vendin e parë.
Milwaukee mundi 141-135 Detroit, në një ndeshje spektakolare, ku për miqtë u dalluan Lillard me 45 pikë e Antetokoumpo me 31 pikë e 10 rebound. Fiton edhe Philadelphia, që falë 33 pikëve e 10 rebound të Joiel Embiid, triumfoi 97-89 në fushën e Charlotte.
Pas kohës shtesë fiton Houston, që mundi 127-126 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua Sengun, me 37 pikë e 14 rebound. Fiton edhe Chicago, që mposhti 125-96 Memphis, ndeshje ku diferencën e bëri kolektiviteti i Bulls (7 lojtarë mbi 10 pikë). Ekipi i Cleveland mundi 116-95 Atlanta, ndërsa San Antonio triumfoi 131-127 në fushën e Washington.
Rezultatet
Detroit – Milwaukee 135-141
Charlotte – Philadelphia 89-97
Washington – San Antonio 127-131
Atlanta – Cleveland 95-116
New York – Toronto 126-100
Chicago – Memphis 125-96
Houston – Utah Jazz 127-126
Minnesota – Oklahoma 97-102