OKB: Makthi në Gaza intensifikohet, po regjistrohen skena të tmerrshme
Makthi në Gaza po intensifikohet, deklaroi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
”Skena të tmerrshme po shpalosen në Rripin Verior, mes konfliktit, sulmeve të pandërprera izraelite dhe një krize humanitare gjithnjë e më të përkeqësuar”, deklaroi OKB.
Alarmi u dha nga koordinatori special të Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, për të cilin në Rrip asnjë vend nuk është i sigurt për t’i shpëtuar bombardimeve.
“Në Beit Lahiya mbrëmë thuhet se ndodheshin dhjetëra njerëz që u vranë në sulmet ajrore izraelite”, thekson ai. /atsh/