OKB kërkon armëpushim- Izraeli sulmon Gazën, vriten dhjetëra palestinezë
Pak orë pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, Izraeli ka nisur sërish sulmet, duke vrarë dhjetëra palestinezë.
Si pasojë e këtyre sulmeve, 30 peërsona humbën jetën dhe 50 të tjerë që ishin strehuar në një zyrë postare në kampin e ndërtuar të refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore mbetën të plagosur
Ky sulm erdhi pas dy sulmeve të veçanta izraelite në Rafah dhe Khan Younis ku u vranë të paktën 13 palestinezë për të cilët mjekët e Gazës dhe Hamasi thanë se ishin pjesë e një force që mbron kamionët e ndihmave humanitare. Ushtria izraelite tha se ata ishin militantë të Hamasit që përpiqeshin të rrëmbenin dërgesën dhe tha se sulmet kishin për qëllim sigurimin e dërgimit të sigurt të ndihmës.
Ministria e shëndetësisë tha se vdekja e tij e rriti në 1057 numrin e punonjësve të kujdesit shëndetësor të vrarë që nga fillimi i luftës. /rtsh/