OKB: Duam të shohim përfundimin e plotë të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

OKB: Duam të shohim përfundimin e plotë të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Stéphane Dujarric ka deklaruar se institucioni ku ai bën pjesë dëshiron që të shohë fundin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, referuar të drejtës ndërkombëtare.

“Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar: ne duam të shohim përfundimin e luftës … Ai duhet të jetë parimor, i qëndrueshëm dhe i bazuar fort në Kartën e KB, të drejtën ndërkombëtare dhe të gjitha rezolutat përkatëse”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e një zgjidhjeje afatgjatë të paqes që përfshin njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Kombet e Bashkuara kanë mirëpritur përpjekjet në përputhje me pozicionin e saj dhe synon zgjidhjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Dujarric gjithashtu komentoi edhe përfshirjen e ushtarëve të Koresë së Veriut në luftë, duke thënë se “çdo ndërkombëtarizim i konfliktit është një drejtim i gabuar.

Më herët gjatë ditës, Putini njoftoi një armëpushim tre-ditor në luftën kundër Ukrainës, nga mesnata e 8 majit deri në mesnatën e 11 majit, për të përkuar me festimet e Ditës së Fitores më 9 maj duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Shtëpia e Bardhë më vonë tha se Presidenti amerikan Donald Trump insistoi në një armëpushim të përhershëm midis Ukrainës dhe Rusisë. Nga ana tjetër, presidenti Volodymyr Zelensky kritikoi propozimin e Putinit, duke thënë se çdo armëpushim duhet të jetë i menjëhershëm, total dhe i fundit të paktën 30 ditë. /rtsh/

Share This