OKB: Asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë

OKB: Asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se asnjë ndihmë nuk është shpërndarë ende në Gazë, pavarësisht se kamionët e ndihmave po e kalojnë kufirin, pas një bllokadë 11-javore.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se 93 kamionë kanë hyrë në Gazë të martën, duke transportuar ndihma që përfshijnë miell, ushqim për fëmijë, pajisje mjekësore dhe barna farmaceutike.

Por, OKB-ja ka theksuar se pavarësisht se kamionët kanë arritur në anën palestineze të vendkalimit Kerem Shalom, asnjë ndihmë nuk është shpërndarë deri tash.

Zëdhënësi Stephane Dujarriq, ka theksuar se një ekip ka pritur disa orë që Izraeli t’i lejonte të hynte në zonë.

“Për fat të keq, ata nuk ishin në gjendje t’i sillnin ato furnizime në magazinë tonë”, ka deklaruar ai.

Izraeli ka rënë dakord të dielën të lejojë një sasi bazë ushqimi të hyjë në Gazë, për shkak të presionit nga vendet aleate.

Por, presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit nuk është ndaluar as pas kësaj.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pezullojë bisedimet tregtare me Izraelin ndërkaq Bashkimi Evropian ka urdhëruar rishikim të marrëdhënieve tregtare këtë vend.

Vendimet kanë ardhur për shkak të ofensivës së re të Izraelit në Gazë dhe krizës humanitare.

Share This