
OHT: Kosova sivjet u përballë me rënie të numrit të turistëve
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka theksuar se sektori privat ka luajtur rolin kryesor në zhvillimin e turizmit në Kosovë, duke e vendosur vendin në hartën e destinacioneve të kërkuara.
Megjithatë, ai paralajmëron se ngjarjet e fundit politike dhe pasiguria institucionale po ndikojnë negativisht në numrin e turistëve.
Ai ka theksuar se këtë vit ka pasur rënie të numrit të turistëve në vend.
“Duke marr parasysh që me këtë zhvillim ekonomik që e kemi dhe në anën tjetër Kosova si destinacion mund të themi ka evoluar në aspektin zhvillimit të kapaciteteve hoteliere edhe turistike të cilat e bëjnë të mundshëm që si destinacion të jetë atraktiv për një numër të madh të turistëve si vendor po ashtu edhe të jashtëm. Megjithatë krejt kjo është fal sektorit privat. Dhe nëse kalojmë në periudha ose krahasimin mesë viteve na del që ky vite është pak më i zbehtë për arsye se kemi pasur shumë ngjarje, për arsye që çdo ndikim, çdo gjë që ndodh pavarësisht çfarë grupimi apo çfarë lajmesh ndikon dukshëm në zvogëlimin e turistëve. Sepse turisti donë qetësi, dëshiron rehati”, ka thënë ai për EO.