Ofertë zyrtare nga Turqia, Sergio Ramos drejt kalimit në Stamboll
Sergio Ramos ka marrë oferta të ndryshme që pas përfundimit të aventurës me PSG-në, por ish-kapiteni i Real Madrid nuk ka firmosur akoma me klub të ri. Pasi dëshiron të rikthehet te Sevilla, aty ku nisi karrierën si futbollist.
Arabia Saudite, MLS, Boca Juniors në Argjentinë dhe disa klube të ndryshme europiane janë të interesuara për qendërmbrojtësin e shquar. Mes tyre edhe Galatasaray.
Kampionët e Turqisë kanë përzgjedhur Ramos si liderin e ri të prapavijës dhe i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare. Me 5.5 mln euro pagë sezonale.
Propozimi i klubit nga Stambolli është zyrtar dhe mbrojtësi andaluzian po e merr seriozisht në konsideratë transferimin në futbollin turk.
Gjithmonë nëse në momentet e fundit nuk vjen ndonjë ofertë e parefuzueshme nga Arabia Saudite.
Galatasaray do të garojë këtë sezon në grupet e Champions League, që është edhe kompeticioni i preferuar i 37-vjeçarit, i cili e ka fituar plot 4 herë me Realin e Madridit.