O’Brien: SHBA-ja e shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara

O’Brien: SHBA-ja e shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Jim O’Brien i quajti “të pakoordinuara dhe provokuese” veprimet e qeverisë së Kosovës, pas mbylljes së komunave paralele serbe në veri të vendit, të cilat atje kanë funksionuar ilegalisht në katër komuna.

O’Brien, në një postim në platformën X, tha se ashtu siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë, ‘SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës’.

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar O’Brien në X.

Share This